Vrasja në Elbasan/ Gjykata liron të gjithë të arrestuarit, përveç Paplekajt

0

Gjykata e Elbasanit liroi të gjithë personat e arrestuar nga policia në lidhje me përplasjen me armë ku humbi jetën Pjerin Xhuvani.

Gjykata ka lënë në qeli vetëm të dyshuarin si autor, Arbër Paplekaj.

Gjykata e Elbasanit  shpalli të paligjshëm arrestimin e personave, Arjan Hoxha, Pavlo Vuksani, Emiljan Prenga, Juljan Mataj, Erald Guga, Erjon Demushi, Taulant Ymeri, Roland Xhepa dhe Nuredin Kasmi, duke i lënë në detyrim për tu paraqitur.

Arrestim i ligjshëm për Eldjon Beko, dhe u la në detyrim paraqitje.

Arbër Paplekaj i akuzuar për vrasjen e Pjerin Xhuvanit

Arjan Hoxha, akuzuar për heqje të lirisë me dhunë;

Pavlo Vuksani, akuzuar për heqje të lirisë me dhunë;

Emiljan Prenga, akuzuar për heqje të lirisë me dhunë;

Juljan Mataj, akuzuar për heqje të lirisë me dhunë;

Erald Guga, akuzuar për heqje të lirisë me dhunë;

Erjon Demushi, akuzuar për heqje të lirisë me dhunë;

Taulant Ymeri, akuzuar për heqje të lirisë me dhunë;

Roland Xhepa, akuzuar për heqje të lirisë me dhunë;

Nuredin Kasma, akuzuar për heqje të lirisë me dhune

Eldjo Beko, arrestuar ‘në flagrancë’, akuzuar për pengim të hetimeve.

Artikulli i mëparshëmTom Doshi: Kam dy mandate në Shkodër dhe dy në Tiranë, do bëj koalicion me Edi Ramën!
Artikulli i radhësNjë falimentim i paralajmëruar, asgjë s’do të jetë si më parë në futboll