Kukësi ka mbyllur procesin për zgjedhjet e 25 Prillit, pasi përpos fletëve të votimit për partinë i ka mbyllur edhe për kandidatët. Ky qark do të çojë në parlamentin e ri që do të konstituohet në shtator 3 deputetë, 2 PD dhe 1 PS.
Nga PD fituan mandatin i pari i listës biznesmeni Flamur Hoxha dhe Isuf Çelaj, ndërsa nga PS Gerta Duraku. Theksojmë se verdiktin për partinë nuk e ndryshoi vota preferenciale, pasi kandidatët poshtë fituesve nuk arritën që të thyejnë hersin.
Gara ka rezervuar edhe befasi. Kandidatja Era Buçpapaj nga Nisma Thurje ka marrë vetëm një votë, praktikisht të sajën, pasi as rrethi familjar nuk i ka besuar për ta mbështetur, të paktën kështu thotë KQZ në të dhënat zyrtare.
Vota preferenciale 141 / 141 QV total
PD
Flamur Hoxha 9159
Isuf Çelaj 5257
Shyrete Koka 3622
PS
Gerta Duraku 5368
Petrit Malaj 3666
Halim Dauti 2059