Komiteti i Përbashkët Teknik i OPEC + është i shqetësuar për numrin në rritje të rasteve të reja COVID në Indi, Japoni dhe Brazil, thanë të hënën burimet e Reuters.
Komiteti i Përbashkët Teknik, ose JTC, është përgjegjës për vlerësimin e bazave të tregut të naftës. Ai është ngarkuar gjithashtu të monitorojë se cilat vende anëtare janë në përputhje me kuotat e shkurtimit të prodhimit dhe cilat jo.
JTC nuk po ndryshon perspektivën e saj të kërkesës për naftë në këtë kohë, por grupi po mban në vëzhgim rastet në rritje me koronavirus në disa prej importuesve më të mëdhenj të naftës.
India, – importuesi i tretë më i madh i naftës në botë – ka arritur numrin më të lartë të rasteve të reja të koronavirusit. për të pestën ditë radhasi, me më shumë se 350,000 raste të reja të raportuara të hënën, vendi aziatik ka arritur një rekord botëror për numrin më të madh të rasteve të reja. Për Indinë, kjo është një krizë shëndetësore me përmasa të mëdha.
Për tregjet globale të naftës, kjo do të thotë një rimëkëmbje më e ngadaltë dhe një rrezik serioz që çmimet të ngrihen sërish, pas rrënies së forte të kërkesës.
India importon më shumë se 4 milion fuçi për naftë çdo ditë duke e bërë një nga tregjet që mund ti jape një goditje të forte stabilitetit të çmimeve të arritur pas marrëveshjeve të fundit të grupit të përbashkët OPEC+.
Bursa për datën 28 Prill 2021 u mbyll si më poshtë:
Vlerat janë të shprehura në $/mt
Brent është shprehur në $/bbl
Produkti | Çmimi ditor ( $/mt ) | Ndryshimi ditor +/- ( $/mt ) |
BENZINA | 633.75 | + 18.50 |
DIESEL | 534.75 | + 14.75 |
BRENT | 67.51 | + 1.82 |
©aktualitet.al