Seti i tretë i fanellave të Ajax frymëzuar nga kompozitori dhe këngëtari i njohur, si dhe promovuesi i muzikës regga Bob Marley, mund të jetë një kandidat për fanellën e sezonit të ri.
Sipas portalit gjithmonë të besueshëm “Footy Headlines”, fanella u krijua në nder të interpretuesit të regës Bob Marley, thënë ndryshe autori i hitit “Three Little Birds” i cili vitet e fundit është bërë himni jozyrtar i klubit nga Amsterdami, dhe këndohet brenda Johan Cruyff Arena.
Rreth shpatullave në fanellë do të jenë të kuqe, të verdhë dhe jeshile, ndërsa tre zogjtë e lartpërmendur vendosen në pjesën e fanellës rreth qafës.
Tifozët e Ajax reaguan me miratim të madh për pamjen e fanellës së re, dhe shumë shprehën dëshirën për ta parë atë në koleksionin e tyre sa më shpejt të jetë e mundur, duke përfshirë mbështetës të ekipeve të tjera.