Greqi/ 1391 raste të reja me COVID-19 në 24 orët e fundit dhe 72 viktima

0

Autoritetet shëndetësore në Greqi kanë raportuar sot 1,391 raste të reja me koronavirus. Numri i përgjithshëm i rasteve që nga fillimi i pandemisë ka shkuar 346,422. Nga infeksionet e reja 1,009 janë zbuluar në Atikë dhe 314 në Selanik.

Në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 72 persona si pasojë e virusit, duke e çuar në 10,453 numrin e viktimave në total.

Sipas të dhënave, numri i pacientëve që po trajtohen me intubim është 811 (62.0% burra). Mosha e tyre mesatare është 68 vjeç. 84.1% kanë sëmundje shoqëruese. Së fundmi 419 pacientë janë shtruar në spitalet e vendit.

Artikulli i mëparshëmInter pranë titullit kampion/ Antonio Contes festë të çmendur në dhomat e zhveshjes (VIDEO)
Artikulli i radhësAsnjë vdekje nga Covid për 2 javë/ Portugalia lehtëson kufizimet për pandeminë