Fitore në momentin e duhur, Milani bën detyrën në “San Siro”

0

Milani nuk mund të gabonte më dhe sonte ai doli të rikthehet te fitorja pas dy disfatave radhazi. Kuqezinjtë e Stefano Piolit mposhtën në “San Siro” 2-0 Beneventon e Pippo Inzaghit, “ish”-it të madh të kësaj përballje.

Vendasit e nisën mirë ndeshjen dhe e gjetën shpejt golin e avantazhit. Hakan Calhanoglu veproi bukur në zonën kundërshtare pasi mori një top nga belgu Saelemaekers. Avantazhi qetësoi kuqezinjtë, por pjesa e parë nuk prodhoi më gola.

Goli i qetësisë për “Djallin” erdhi pas një ore lojë. Theo Hernandez nisi një nga inkursionet e tij të zakonshme. Kombinim me Ibrahimovic, ky i fundit goditi drejt portës kundërshtare dhe mbrojtësi i majtë përfitoi nga topi i rikthyer.

Goli i pestë sezonal në Serie A për “raketën” franceze, i cili numëron edhe po kaq asiste. Trepikë fantastike për Milanin, që ngjitet përkohësisht në vend të vend të dytë dhe po garon fort për t’u rikthyer në Champions League sezonin e ardhshëm. 

Renditja e Serie A
Artikulli i mëparshëmLëkundje të forta tërmeti në Japoni
Artikulli i radhës“Djali jot na ka pre në besë”/ Në 7 planete të fshihet ne prap do ta vrasim! Grupi kriminal i vendos gjobë të atit 100 mijë paund