ZYRTARE: Interi shpallet kampion i Italisë

0
This image has an empty alt attribute; its file name is FB_IMG_1619967692658.jpg

Interi është zyrtarisht kampion i Italisë. Atalanta nuk ia doli të fitojë në Sassuolo, sfidë që përfundoi në barazim 1-1. Ky rezultat shpall zikaltrit e Antonio Contes fitues të titullit kampion katër javë përpara fundit të sezonit.

Diferenca me Atalantën e vendit të dytë është 13 pikë dhe populli interist ka nisur festën. Hera e 19-të që Interi fiton trofeun e madh, duke parakaluar kushërinjtë e Milanit (18), teksa i jep fund dominimit juventin, që zgjaste prej nënte vitesh radhazi.

Atalanta dhe Sassuolo shënuan nga një gol, e mbyllën ndeshjen me nga dhjetë lojtarë, teksa pati edhe gol të anuluar nga VAR-i e penallti të humbur. I njëti rezultat edhe në Napoli-Cagliari. Nigeriani Osimhen kaloi ekipin e Gattusos në avantazh.

Sardët reaguan dhe evituan humbjen falë golit të Nahitan Nandez në minutat shtesë. Sfidë e bukur në Bologna, aty ku vendasit barazuan 3-3 me Fiorentinën. Një pikë e mirë për skuadrën nga Firence, që po lufton për mbijetesën.

Artikulli i mëparshëmPrinc Charles, i revoltuar ndaj Princ Harry
Artikulli i radhësRama ironizon besimtarët ortodoksë për Pashkë/ Uron ditën e shenjtë me fotografinë nga monumenti i partizanëve “komunistë”