Presidenti Ilir Meta e quan një këmbanë alarmi raportin e Freedom House ku theksohet se Shqipëria ka shënuar rënie në demokraci gjatë vitit të fundit, saktësisht për qeverisjen demokratike dhe proceset zgjedhore.
Meta thotë se tashmë duhet një trajektore e re demokracie dhe ringritje e menjëhershme. Dhe si qëllim Presidenti vendos plotësimi e kushteve të vendosura nga BE dhe integrimin europian pa zvarrtitje.
STATUSI I PRESIDENTIT META
Thellësisht i shqetësuar nga konkluzionet e raportit të organizatës “Freedom House”.
Përkeqësimi i treguesve për nivelin e demokracisë, rënia ne qeverisje dhe proces zgjedhor kërkon një reflektim dhe përgjigje nga të gjithë.
Konkluzioni në raport se: “Nga Tirana në Tbilisi, ata që janë në pushtet, nuk janë të interesuar që ta bëjnë parlamentin një vend ku diskutohet” është një këmbanë e fortë alarmi.
Është koha për një ringritje të menjëhershme dhe për një trajektore të re të demokracisë, shtetit ligjor dhe respektimit të të drejtave të njeriut, me qëllim përmbushjen sa më parë të kushteve të vendosura nga Bashkimi Europian, me qëllim integrimin e plotë të vendit pa zvarritje të mëtejshme.