Durrësin apo Vlorën? Lefter Koka tregon cilin qytet do të zgjedh Rama gjatë këtij mandati

0
Durrësin apo Vlorën? Koka tregon cilin qytet do të zgjedh Rama

Deputeti i PS-së, Lefter Koka teksa po komentonte zgjedhjet e 25 prillit, u shpreh sot në emisionin ‘Breaking’ se beson se kryeministri Rama do të mbajë mandatin e deputetit të Durrësit gjatë këtij mandati.

Rama ka dalë fitues në dy qarqe, në Vlorë dhe në Durrës, e për këtë Koka beson se ai do të jetë tashmë deputet i këtij qyteti. Ai ka zbuluar se në kohën kur po hartoheshin listat e deputetëve, Rama e ka marrë në telefon duke i bërë ditur pozicionet që do të kenë në lista.

“Kryeministri Rama më ka telefonuar disa ditë përpara se listat të bëheshin publike, më ka thënë do të doja t’ju informoja para se ta merrnit vesh nga mediat që unë kam vendosur të jem i teti në Durrës dhe ju i shtati. Ishte një zgjidhje e duhur, në të dy vinim nga një karrierë e gjatë politike dhe e dinim se kishim një betejë të fortë politike, kjo për ti dhënë mundësinë të rinjve të tregonin veten e tyre. Objektivi tetë mandate ka qenë ambicioz, kjo parë Durrësin se ka pasur oshilacione dhe ka pasur vota të barabarta. PD ka pasur një rritje të saj, dhe ulje të LSI. Shumë pak pati rritje e pjesëmarrjes në votime, e kjo bëri të mundur që PD-ja të shkojë në rritjen natyrale të saj”, tha Koka.

Artikulli i mëparshëm“Shqiptarë m***”/ Revoltohet Ermal Meta pas komenteve të rënda në rrjetet sociale
Artikulli i radhësGjoba 100 mijë paund, flet babai: “Ti qenke djalë miliarderi”…