Mynih, anulohet Festa e Birrës për të dytin vit radhazi

0
Festa E Birres

Festa e Birrës, parashikuar për të mbledhur nga 18 shtatori deri më 3 tetor në Mynih miliona persona, u anulua për të dytin vit radhazi për shkak të pandemisë së COVID-19, njoftoi sot drejtuesi i Landit të Bavarisë.

“Situata shëndetësore mbetet shumë e pasigurtë për mbledhjen më gjithëpërfshirëse të të gjithëve që do të mbahet në vjeshtë”, deklaroi në një konferencë shtypi kryeministri bavarez, Markus Söder.

“Ekziston rreziku që kjo të krijojë kushte kaotike sepse në çadrat klasike të birrës, distanca, maska ​​dhe të gjitha masat janë praktikisht të pamundura për t’u zbatuar”, justifikoi udhëheqësi konservator.

“Imagjinoni sikur të ketë një valë të re dhe Festa e Birrës të kthehet atëherë në një ngjarje super kontaminuese”, shtoi Söder.

Pavarësisht një përmirësimi të lehtë të situatës shëndetësore në Gjermani, baret, restorantet dhe vendet kulturore vazhdojnë të jenë të mbyllura që prej gjashtë muajsh.

Grumbullimet mbeten të ndaluara.

Festa e Birrës apo “Oktoberfest” mbledh në kohë normale më shumë se pesë milionë persona, dy e treta e të cilëve vijnë nga jashtë, nga Azia kryesisht.

Ajo gjeneron zakonisht 1,2 miliardë euro të ardhura ekonomike.

Anulimi në 2020 ishte për herë të parë që prej Luftës së Dytë Botërore.

Në vitin 1854 dhe 1873, ajo nuk u zhvilluar për shkak të epidemisë së kolerës.

Artikulli i mëparshëmHumbja në zgjedhje/ Basha paralajmëron divorcin me Kryemadhin dhe fut në skaner aleatët
Artikulli i radhësShiten kompanitë Yahoo dhe AOL, ja vlera