Me shumë mundësi William nuk do të bëhet kurrë mbret, ja pse është afër fundi i familjes mbretërore

0
Me shumë mundësi William nuk do të bëhet kurrë mbret, ja pse është afër fundi i familjes mbretërore

Hillary Mandel është autorja e familjes mbretërore britanike dhe ajo ka shumë burime brenda pallatit kështu që është e informuar me atë çfarë ndodh.

Sipas deklaratave të saj të fundit, princi William mund të mos arrijë kurrë të bëhet mbret!

Kjo për shkak se skandalet e shumta, sidomos ato të Harryt në vitin e fundit kanë bërë që asaj ti humbasë rëndësia.

“S’di edhe sa do të zgjasë. Nuk jam i sigurt nëse William do të ulet në fronin e mbretit. Fundi i një epoke po vjen”, tha Mandel, e cila fitoi Urdhrin e Perandorisë Britanike në 2006 dhe në 2014 mori çmimin e Mbretëreshës nga Princi Charles.

Autorja madje shtoi se vetëm mbretëresha Elizabeth besonte vërtet në monarki.

Mandel, gruaja e parë që ka fituar dy herë çmimin Booker për romanin më të mirë të vitit në Mbretërinë e Bashkuar, e mbylli parashikimin e saj me: Monarkia ka rënë në “grackën” e rrethit vicioz të vetë-ndëshkimit.

Image

Artikulli i mëparshëmGuardiola bën histori me City-n/ Mposht PSG-në dhe shkon për herë të parë në finale të Championsit
Artikulli i radhësVangjel Dule: U bllokua vota e emigrantëve, të përsëriten zgjedhjet në…