Endri Shabani i “Nismës Thurje” është ngritur dhe ka braktisur studion e emisionit “Open”. Teksa fliste për programin e tij elektroral për zgjedhjet e 25 prillit, moderatorja Eni Vasili i preu fjalën pasi Shabani po akuzont edhe mediat, për humbjen e partive të reja.
Vasili i tha se nuk do ia bënte ai programin emisionit të saj dhe në këtë moment, Shabani hoqi mikrofonin dhe u largua nga studioja.
Pjesë nga biseda:
Eni Vasili: Po pse ti do ma bësh programin e emisionit mua?
Endri Shabani: Po mirë bëjeni vetë emisionin pra.
Eni Vasili: Po mirë, si të dëshirosh.
Endri Shabani heq mikrofonin dhe largohet.
Besart Kadia: Po largohet dhe Shabani.
Eni Vasili: Është i lirë, të bëjë ç’të dojë.