Deklarata e fortë e misionit të SHBA në OSBE: Pati blerje masive votash

0

Misioni i SHBA pranë selisë qendrore të OSBE në Vjenë doli me një deklaratë të fortë në lidhje me zgjedhjet e 25 prillit në Shqipëri.

Ambasadorja Elisabeth Rosenstock-Stiller theksoi se PS pati një avantazh të pabarabartë në këto zgjedhje pasi përdori makinerinë shtetërore.

Ndërkohë, sipas saj, blerja e votave ishte një problem i madh. Ajo ngriti edhe shqetësimin për skandalin e të dhënave.

“Ndërsa ka shumë aspekte pozitive të zgjedhjeve parlamentare në Shqipëri, SHBA vëren se gjetjet e misionit vëzhgues të OSBE tregojnë se partia në pushtet ka pasur avantazhe domethënëse nga pushteti i saj, përfshirë edhe kontrollin e administratës lokale dhe keqpërdorimin e burimeve administrative.

Ne gjithashtu vërejmë se gjetjet e tyre tregojnë për një praktikë të përhapur të blerjes së votave, që mbetet ende një problem, dhe gjithashtu shprehim shqetësim në lidhje me rrjedhjen e të dhënave personale tejet sensitive, përfshirë edhe preferencat politike të qytetarëve.

SHBA ngul këmbë që organet e hetimit dhe gjyqësori duhet të mbajnë përgjegjës çdo individ që ka shkelur ligjin apo që ka ndaluar vullnetin e qytetarëve të Shqipërisë për të votuar në zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Ne mirëpresim deklaratën e SPAK për të investiguar krimet elektorale,” theksoi ajo.

Artikulli i mëparshëmJa kush janë kandidatët e Ramës që janë lutur për t’u bërë pjesë e PD-së/ Deklarata e fortë e Salianjit “shkund” PS-në
Artikulli i radhësGrabiten 100 milion lekë në kompaninë e Armand Dukës