Grabiten 100 milion lekë në kompaninë e Armand Dukës

0
Grabiten 100 milion lekë në kompaninë e Armand Dukës

Persona të armatosur me pistoleta dhe leva kanë sulmuar më 14 prill zyrat e kompanisë “Aiba” në Shkozet.

“Panorama Sport” mëson se janë vjedhur afro 100 milionë lekë të vjetër nga kasaforta që ishte vendosur në mur.

Hajdutët kanë hyrë në mëngjes rreth orës 8:00 në ambientet e biznesit në pronësi të presidentit të FSHF-së dhe kanë nxjerrë me forcë nga muri një kasafortë e më pas kanë mundur ta hapin atë.

Nga të dhënat e deritanishme mësohet se policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë dhe po heton për ngjarjen.

Artikulli i mëparshëmDeklarata e fortë e misionit të SHBA në OSBE: Pati blerje masive votash
Artikulli i radhësPSG gati për të transferuar yllin e Serisë A për 60 milionë euro!