Nata e Kadrit cilësohet nga myslimanët si një nga ditët më të shenjta të muajit Ramazan. Nuk ka një datë të saktë të kësaj nate, por besohet se është ose nata e ditës së 27-të të Ramazanit, ose një nga netët me numër tek në 10 ditët e fundit.
Nata përkujton kur Kur’ani iu zbulua për herë të parë Profetit Muhamed. Sipas traditës islamike, profeti shkonte për një muaj çdo vit në shpellën e Hira, e cila ndodhej në një mal jashtë qytetit të Mekës.
Sonte besimtarët myslimanë agjërojnë, luten dhe falen. Agjërimi i kësaj dite thuhet se vlen sa 1000 muaj.