Mjeku Kalo: Prej 24 orësh në urgjencën e spitalit infektiv nuk është paraqitur asnjë pacient me Covid-19

0

Mjeku i njohur Tritan Kalo përmes një postimi në rrjetet sociale ka dhënë një lajm të mirë sa i takon përballjes me Covid 19, për të cilën thotë me bindje se jemi duke shkuar në fund të tunelit. Mjeku shkruan se prej 24 orësh, për herë të parë që nga Marsi i 2020-tës, në urgjencën e infektivit nuk është paraqitur asnjë pacient i infektuar nga Covid.

“E fituam këtë betejë me “flamën mbarëbotërore”, pandeminë nga Sars-Cov2/Covid-19”, kështu shkruan mjeku në një postim në rrjetin social“Facebook”, ndërsa sqaron se për të folur me siguri është shumë shpejt, por me rëndësi është që situata epidemiologjike po shkon drejt përmirësimit.

Mjeku infeksionist shprehet se në mjediset spitalore ka ende të sëmurë në gjendje të rëndë, po ashtu ka edhe jo pak të sëmurë të cilët mjekohen në banesat e tyre, por tani nuk është momenti për t’u dorëzuar.  Mjeku infeksionist shprehet se në mjediset spitalore ka ende të sëmurë në gjendje të rëndë, po ashtu ka edhe jo pak të sëmurë të cilët mjekohen në banesat e tyre, por tani nuk është momenti për t’u dorëzuar.

Artikulli i mëparshëmNdryshon Kodi Rrugor: Kolaudimi i mjeteve çdo dy vjet, gjoba më të rënda për dritat, shpejtësinë, celularin
Artikulli i radhësIronia e Artan Fugës: Meta duhet shkarkuar sepse nuk rri 8 orë në punë