Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani, përmes një postimi në rrjetet sociale shkruan se po të ishte ai në vend të Edi Ramës do t’i përsëriste zgjedhjet, pasi mendon se nuk do të ndodhte asgjë tjetër ndryshe.
Sipas Manjanit, opozita duhet të mbledhë mendjen dhe para se të kërkojë përsëritje të zgjedhjeve duhet të zgiidh krye problemin, të vendosë në axhendën politike hartimin e rregullave që e bëjnë rezultatin zgjedhor proporcionalisht korrekt në raport me vullnetin e zgjedhësve.
Postimi i plotë:
Po të isha Edi Rama do t’i përsërisja zgjedhjet. Do ta bëja sepse asgjë nuk ndryshon, për sa kohë zgjedhjet mbahen me të njëjtin ligj TË PANDERSHËM dhe të miratuar njëanshmërisht.
Pra kërkesa për përsëritje zgjedhjesh pa zgjidhur më parë problemin që i dëmton ato, është një vrimë në ujë.
Opozita duhet të mbledhë mendjen dhe të vendosë në axhendën politike hartimin e rregullave që e bëjnë rezultatin zgjedhor PROPORCIONALISHT korrekt në raport me vullnetin e zgjedhësve.
Ky është kryeproblemi i zgjedhjeve. Jam dakord që vota shitet e blihet. Jam dakord edhe që shteti i gjithi vihet në dispozicion të pushtetit. Por hajduti më i madh i këtyre zgjedhjeve ishte dhe mbetet ligji zgjedhor monist i diktuar nga pushteti monist.
Ndaj ska asnjë kuptim të bësh më zgjedhje me këtë ligj, sepse nuk ndryshon gjë. Përkundrazi çimenton pushtetin monist, i cili mund “pastronte” çdo njollë abuzimi me zgjedhjet!!!
E drejta dhe e ndershmja e do që zgjedhjet të përsëriten por me një ligj tjetër, konsesualisht të dakordësuar.