Krimi në Vlorë, zbardhet dëshmia e mikut të Birçajt që ishte në makinë: Jam i tronditur mendova se më…

0

Pas krimit të rëndë që tronditi Vlorën një ditë më parë mësohet se policia ka shoqeruar me shume se 15 veta që janë marrë në pyetje.

Në vendin e ngjarjes shpjegojnë burimet policore janë  gjetur mbi 30 gëzhoja!

Ndërkohë që të njëjtat burime thonë se makina e autorve mund të jetë fshehur edhe në ndonje garazh pasi nuk ka asnjë gjurmë deri tani.

Në makinën e viktimës ka qenë edhe një përson tjetër, pjesë të dëshmisë të të cilit janë bërë publike. Burime shpjegojnë se ai ka thënë se na bënë pritë.

“Ramë direkt pre e breshërisë së kallashnikovit”.

“Pashe dy veta me maska por nuk i njoha dot”

“Ishin te kamufluar!”.

“Nuk jam në djeni të ndonjë konflikti të fundit!”

“Jam i tronditur mendova se me kapen plumbat!”, mësohet të ketë deklaruar para uniformave blu.

Në momentin e sulmit, shpjegojnë burimet miku i Birçajt ka ulur kokën duke u fshehur teksa në anën e tij është shtënë vetëm një herë. Ndërkohë 7 plumba prekën trupin e Birçajt në kokë e trup duke i shkaktuar vdekjen.

Metoda e zhdukjes së gjurmëve është krejt e re thone burimrt policore, pasi asnjë automjet i djegur nuk raportohet deri më tani në zonën e Vlorës.

Artikulli i mëparshëmNgjarja që tronditi Tiranën/ Mik i ngushtë i Stresit, ky është i dashuri i këngëtares së njohur shqiptare i shpallur në kërkim (FOTO)
Artikulli i radhësVrau shokun mbrëmë në Tiranë, vetëdorëzohet autori