Kush do jenë ministrat e ardhshëm të Ramës? Analisti nxjerr për herë të parë EMRAT

0

Analisti Kreshnik Spahiu ka komentuar qeverinë ‘Rama 3. Ai tha se emrat që ishin të suksesshëm do të rrinë ndërsa për sektorë të tjerë kritikë dhe me peshë për kërkesat e BE duhen emra të fuqishëm.

” Deri në datë 5 shtator Rama do presë dy ngjarje: e para nëse do pranohet shkarkimi i Metës, dhe deri në datë 5 shtator Gjykata kushtetuese e ka hapësirën për të dhënë vendimin dhe nga kjo do varet formatimi i qeverisë se nga kjo varet konfigurimi i presidencës, e dyta nëse do hapen negociatat apo jo, se plani i detyrimeve ndaj BE është i madh, se nuk mund të mjaftohen me ca emra të pakontestuar nga media, s’kalohet me çuna të mirë dhe goca të qeta, të paktën për disa sektorë kritik që i dimë.

Mendoj që disa ministre të suksesshme, si Manastirliu , Balluku, apo Spiropali do të jenë prapë në qeveri, por rendi arsimi, drejtësia do kenë ministra të rinj në varësi të kërkesave të BE”, tha Spahiu.

Artikulli i mëparshëm“Vrasja e Everest Çakës” Klodiana Lala debaton ashpër me Artan Hoxhën, gazetarja e kundërshton në mes të emisionit: Jo Tani! (REPLIKAT)
Artikulli i radhës“Mashtron me zë e figurë”, Klodiana Lala nxjerr zbuluar Policinë e Shtetit për vrasjen e Pjerin Xhuvanit