Plani sektorial mbi informalitetin në tregun e punës i zbatuar gjatë vitit 2020 nga Administrata Tatimore ka nxjerrë në lojërat që bëjnë mijëra kompani për të shmangur sigurimet e punonjësve. Përmes planit u analizua Informaliteti në tregun e punes për të 4-t komponentët e tij si: 1.Mosregjistrimi i punonjësve; 2.Mosdeklarimi i pagave reale; 3.Mosdeklarimi i saktë i kohës së punës; 4.Mosdeklarimi i saktë i kategorisë së profesionit dhe kategorisë së sigurimeve.
Falë nismës në lidhje me deklarimin e pagës bruto 1 lek dhe lëvizjet e shpeshta të punonjësve. U identifikuan 3.532 tatimpagues që deklarojnë punonjës me page bruto 1 lek dhe 1.044 tatimpagues që bëjnë shpesh lëvizje të punonjësve të tyre, lëvizje punonjësi më shumëse 1 herë në muaj. Për këto tatimpagues u dërguan letra të personalizuar ku ju bëhej me dije se Administrata Tatimore ka konstatuar që deklarojne punonjës me 1 lek apo kanë lëvizje të shpeshta te punonjësve brenda te njëjtës periudhe tatimore mujore dhe ju kërkohej që të deklaronin nivelin real të pages për punonjësit e tyre si dhe ju be me dije se do te vazhdojnë te jene objekt i monitorimit të vazhdueshëm.
Paralelisht u zhvillua edhe nisma në lidhje me nendeklarimin e pagave (26’000 lek), për periudhën Korrik-Dhjetor 2020. Nga analiza e pagave te deklaruara ne muajin Qershor 2020 u vlerësuan si paga me nendeklarim te gjitha pagat per profesionet inxhinier, ekonomist, farmacist, mekanik, murator, saldator, teknik etj ne vlerën 26’000 leke (ne nivelin e pages minimale).
Sipas Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, Ne total u identifikuan 5.359 tatimpagues dhe 10.785 punonjës, por 89 tatimpagues te DTM-se u kthyen mbrapsht nga kjo e fundit pasi ne Qershor ishin kontaktuar edhe nje here nga DTM-ja per nivelin e ulet te fondit te pagave. U nisen 5.270 letra per punedhenesit dhe 10.170 letra per punemarresit ne te cilat ju kerkohej qe te deklaronin nivelin real te pages per punonjesit e tyre dhe nga ana tjeter punemarresve ju kerkohej qe te kerkonin deklarimin real te pages se tyre nga punedhenesi.