Luhatjet e çmimeve janë momentale/ OPEC parashikon rritje të forte të kërkesës globale për naftë. Bursa për datën 13 Maj 2021

0

OPEC i qëndroi parashikimit të tij për një rikuperim të fortë të kërkesës botërore për naftë në 2021 ndërsa rritja në Kinë dhe Shtetet e Bashkuara i kundërvihet krizës së koronavirusit në Indi, një perspektivë që forcon planin e grupit për të lehtësuar gradualisht uljet e prodhimit.

Në një raport mujor, Organizata e Vendeve Eksportuese të Naftës tha se kërkesa do të rritet me 5.95 milion fuçi në ditë (bpd) këtë vit, ose 6.6%. Parashikimi ishte i pandryshuar nga muaji i kaluar.

Optimizmi i raportit paralajmëron për “pasiguri të konsiderueshme”, rreth pandemisë dhe shqetësimi për Indinë rëndon ende mbi çmimet e naftës. Çmimet e naftës  ranë pasi raporti u publikua të enjten, por janë akoma në mbi parashikimet, me 30% këtë vit, afër 68 dollarë për fuçi.

“India aktualisht po përballet me sfida të rënda të lidhura me COVID-19 dhe për këtë arsye do të përballet me një ndikim negativ në rimëkëmbjen e saj në tremujorin e dytë, por pritet të vazhdojë të përmirësojë vrullin e saj përsëri në gjysmën e dytë të vitit 2021”, tha OPEC në raportin e bërë publik, të lexuar nga aktualitet.al.

OPEC e parashikon rritjen ekonomike të botës gjatë 2021-shit në 5.5%, nga 5.4% muajin e kaluar, duke supozuar se ndikimi i pandemisë do të jetë “tërësisht nën kontroll” nga fillimi i gjysmës së dytë të vitit.

“Rimëkëmbja pritet më shumë në pjesën e dytë të vitit” tha OPEC.

Bursa për datën 13 Maj 2021 u mbyll si më poshtë:

Vlerat janë të shprehura në $/mt

Brent është shprehur në $/bbl

ProduktiÇmimi ditor ( $/mt )Ndryshimi ditor +/- ( $/mt )
BENZINA637.00– 24.00
DIESEL541.00– 19.75

©aktualitet.al

Artikulli i mëparshëmJuglindja e SHBA mbetet pa karburant / Vazhdon rritja e çmimeve. Bursa për datën 12 Maj 2021
Artikulli i radhës“Zoti Luli” timonin gjithmonë nga gremina