Pëllumb Pipero bën parashikimin që e prisnim të gjithë: Ju tregoj kur zhduket koronavirusi në Shqipëri

0
Pëllumb Pipero për herë të parë del me PARASHIKIMIN

Pëllumb Pipero jep lajmin fantastik. Ai u shpreh se nëse vaksinimet do të vijojnë me këto ritme brenda muajit qershor, sipas tij, do të çlirohemi nga Covid-19.

Infeksionisti gjatë një bisede më skype për A2 CNN tregon se përmirësimi i situatës i dedikohet dy faktorëve kryesorë, imunizimit natyral pasi një pjesë e konsiderueshme e kanë kaluar koronavirusin dhe numrit të lartë të të vaksinuarve.

Me përmirësimin e ndjeshëm të situatës edhe doktor Pipero i rekomandon ekspertëve të komitetit, lehtësimin e masave anti-covid. Ashtu si në ditët më të vështira të pandemisë, edhe në këtë periudhë, ekspertët ndajnë të njëjtin mendim. Në ambiente të mbyllura duhet të vijojë dhe mbajtja e maskës, madje edhe jashtë kur nuk ruajmë dot distancën.

Artikulli i mëparshëmShpërthen gazetari i njohur shqiptar: Jam përdorues droge prej 17 vitesh, ka plot si unë në media!
Artikulli i radhësArjan Çani bën deklaratën e fortë: Europa ka nevojë për nevojtore si Shqipëria… Situata do të përkeqësohet!