Horrori Grek/ Polici tregon detaje rrëqethëse: Foshnja po përpiqej të zgjonte të ëmën…

0
2 489x450

Detaje rrëqethëse dalin në dritë nga vrasja mizore e 20-vjeçares Caroline Crouch në Greqi.

Kryetari i Shoqatës së zyrtarëve policore të Atikës Juglindore, George Kalliakamanis, ka bërë me dije për mediat, se uniformat blu kanë gjetur pranë 20-vjeçares që u vra nga hajdutët, foshnjën e saj vetëm 11-muajshe, e cila po përpiqej që ta zgjonte.

Polici, thekson se është shokuar nga ajo që ka parë brenda shtëpisë ku burri ishte i lidhur, nëna 20-vjeçare pa shenja jete në dysheme, e foshnja e saj vajzë nuk po qante, por po përpiqej të zgjonte të ëmën.

Tronditëse është dhe ajo që i ka ndodhur bashkëshortit të viktimës. Sipas raportimeve, i traumatizuar nga ajo që ka parë, atij i kishin humbur ndjenjat.

Gjithashtu mediat bëjnë me dije se grabitësit para se të vrisnin nënën, i kanë drejtuar armën foshnjës duke kërcënuar prindërit e saj që të tregojnë ku i kanë paratë.

Artikulli i mëparshëmBarazimi në derbi/ E vetmja që feston është Teuta
Artikulli i radhësPastrim parash dhe terrorizëm/ Shqipëria në ‘listën e zezë’ të Britanisë, vendi i vetëm në Ballkan