Në kohën e duhur dhe në momentin e duhur. Ky është episodi i shkëputur sot nga raportimi i gazetarit investigativ Artan Hoxha teksa u ndodh në mënyrë të rastësishme në Lipjan teksa DEA amerikane bashkë me forcat shqiptare dhe ato të Kosovës në bashkëpunim me italianë zbarkuan në magazinat ku u kap sasia e drogës që vinte nga Brazili në kontejnerë me mish.
Hoxha është shprehur se në Lipjan ka parë një nga personat e arrestuar për kokainën prej 400 kg të sekuestruar ditën e sotme. Në një intervistë për ATV, Hoxha ka thënë se i arrestuar ishte trupshkurtër si dhe i moshës 55-60 vjeç.
“Kur hyra në Lipjan e pash që e kishin arrestuar një person. Në bazë të pamjes m’u duk që ishte diku 55-60 vjeç, pak i shkurtër me trup,” tha Hoxha për abc news.