Bëhet me dije se një grua është asfiskuar dhe është dërguar me urgjencë në spital, si pasojë e zjarrit që ra në apartamentin ku ajo ndodhej, mesditën e sotme. Mësohet se gruaja ka qenë brenda në banesë në momentin që apartamenti është përfshirë nga flakët.
Ajo është gjetur e asfiksuar nga forcat e policisë dhe është dërguar me urgjencë në spital.