“Të më kontaktojnë personalisht në këtë adresë”/ Kryeministri Rama jep njoftimin e RËNDËSISHËM

0
"Të më kontaktojnë personalisht në këtë

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama po fillon përgatitjet për mandatin e tretë.

Rama bën thirrje për të gjithë personat që kanë studiuar me rezultate të larta, jashtë shtetit apo në Shqipëri, ta kontaktojnë personalisht apo anëtarët e tjerë të kabinetit, për të kontribuar me opinionet, idetë, projektet apo edhe gatishmërinë e tyre. Ai ka bërë publik dhe adresën.

“gatipërshqipërinë@kryeministria.al

Kjo adresë është në dispozicion të të gjithë atyre që kanë studiuar me rezultate të larta, jashtë shtetit apo në Shqipëri, të cilët kanë dëshirë të më kontaktojnë mua personalisht apo anëtarët e tjerë të kabinetit, për të kontribuar me opinionet, idetë, projektet apo edhe gatishmërinë e tyre që të përfshihen drejtëpërdejtë në punët e mëdha të Mandatit të Tretë”, shkruan kryeministri Rama.

Artikulli i mëparshëmZjarr i madh në mes të Tiranës, një grua dërgohet me urgjencë në spital/ Çfarë i ka ndodhur?
Artikulli i radhësTAP shpall fazën Detyruese të Testimit të Tregut