Avokat Spartak Ngjela shprehet i bindur se vendimi i SHBA për të shpallur non grata ish-kryeministrin Sali Berisha dhe familjen e rij është një shenjë shumë e madhe për Shqipërinë dhe tregon interesin e SHBA-ve për vendin tonë.
Ngjela tha për EuroNews se shpallja ‘non grata’ e Berishës nuk krahasohet me asnjë nga rastet e mëparshme që nga Dako deri tek Tom Doshi, pasi ish-kryeministri për avokat Ngjelën është një nga krerë më të mëdhenj të korrupsioni që ka vënë në rrezik Shqipërinë.
“Për Shqipërinë do të thotë që vazhdon loja për të luftuar korrupsionin. Doli sekretari i Shtetit, tregon se SHBA ka interes shumë të madh për Shqipërinë. Ambasadorja e tha dje se loja ushtarake nuk është e rastësishme, sepse në rajon ka luftë të madhe mes Moskës dhe Ëashingtonit, sidomos në Shqipëri. Ky është shtegu i parë, se këta janë shumë ndaj goditja do vazhdojë. Me anë të kësaj SHBA dha të kuptoj se çfarëdo që të doni të bëni s’keni forcë për kryengritje e të tjera gjëra.
E gjithë kjo është në interesin e Shqipërisë. Nuk flitet për një interes të një brezi, por gjithë vendin”, tha Ngjela.
Sipas z. Ngjela, Shqipëria ka qenë në rrezik nga krerët e mëdhenj të korrupsionit dhe SHBA e kanë njoftuar me kohë goditjen e korrupsionit në nivele të larta.
“Ky nuk është një mesazh, është fakt. Ata e kanë njoftuar goditjen e korrupsionit duke përdorur termin ‘peshq të mëdhenj’. Të gjitha këto ishin të pritura dhe do të vazhdojnë”, tha avokat Ngjela.