Chelsea merr vendin e 3-të, Leiceter e Liverpool në ‘ethet’ e Championsit

0
Chelsea merr vendin e 3-të, Leiceter e Liverpool në ‘ethet’ e Championsit

Chelsea ka hedhur një hap të rëndësishëm për të siguruar pjesëmarrjen sezonin e ardhshëm në Champions League.

Londinezët mposhtën 2-1 Leicester Cityn e vlefshme për javën e parafundit në Premier League.

Qendërmbrojtësi Rudiger në minutën e 47-të ka shënuar golin e parë në këtë ndeshje. Më pas, Jorginho 66′ dyfishoi shifrat për skuadrën londineze, pasi shënoi golin e dytë në këtë takim nga penalltia. Mbrojtja e Chelsea ishte e ‘përgjumur’ dhe bëri një gabim trashanik me ç’rast Kelechi Iheanacho ka shënuar golin e epilogut përfundimtar në minutën e 76-të.

Me këtë rezultat, Premier League merr një renditje të re, pasi Chelsea është në vendin e tretë, ndërsa Leiceter del në vendin e katërt.

Chelsea do të udhëtojë në ndeshjen e ardhshme dhe të fundit, për të luajtur ndaj Aston Villës, kurse ‘Dhelprat’ luajnë ndaj Tottenhamit.

Artikulli i mëparshëmPremier League/ Tifozët kthehen në stadium: Ja çfarë ndodhi këtë javë
Artikulli i radhësIbrahimovic kundër Atalantës/ Do të “luaj” sipas mënyrës së tij