Pas vendimit më të fundit nga Departamenti Amerikan i Shtetit ku shpalli ‘non grada’ ish presidentin dhe ish kryeministrin e shtetit, Sali Berisha, bashkë me të gjithë pjesëtarët e tjerë të familjes.
Lajmi është bërë i ditur nga Sekretari i Shtetit, Antony Blinken, i cili shkruan në një mesazh në “twitter” se Berisha dhe familja e tij janë shpallur zyrtarisht të papërshtatshëm, ndaj dhe ju ndalohet hyrja në SHBA.
Me anë të një analize, Artur Zheji, në studion e emisionit “Pikat mbi i” theksoi se pritet një tërmet shumë i fortë n?7 politikën shqiptare.
“Do jetë një tërmet shumë i fortë në politikën shqiptare, tërmeti sapo ka filluar. Berisha ka pasur sinjale për vendimin e Departamentit Amerikan të Shtetit, por mbase i është thënë të heshtë dhe të distancohet. Kjo është një goditje e rëndë jo vetëm për Berishën por edhe për Bashën. Kjo duhet t ‘i tregojë Bashës që duhet të shmanget nga kjo skemë”, u shpreh në fjalën e tij analisti.