Në prag të ndeshjes me Milan, trajneri i Atalantës anulon konferencën për shtyp

0
Në prag të ndeshjes me Milan, trajneri i Atalantës anulon konferencën për shtyp

Në prag të sfidës së nesërme kundër Milanit, trajneri i Atalantës, Gian Piero Gasperini ka anuluar konferencën për shtyp e cila ishte parashikuar për tu mbajtur ditën e sotme në orën 13:30.

Nuk dihet ende pse ka ardhur ky vendim nga ana e teknikut zikaltër, por nuk përjashtohet ndonjë tension i mundshëm që pas finales së humbur kundër Juventusit vetëm pak ditë më parë. Vendimi është komunikuar nga klubi drejt gazetarëve dhe në vend të Gasperinit do të flasë drejtori i ekipit Luca Percassi.

Ndeshja e nesërme do të jetë vendimtare për të dyja ekipet pasi Milani kërkon të kualifikohet në Ligën e Kampionëve pas 7 vitesh mungesë ndërsa Atalanta kërkon të mbajë vendin e dytë i cili i rezervon 5 milionë euro plus në arkat e klubit.

Artikulli i mëparshëmValë infektimesh me Covid, pezullohet futbolli në Argjentinë
Artikulli i radhësParashikimet për tregjet e aksioneve/ Investitorët amerikanë “joshen” nga bursat europiane