Kim Jong-un çudit botën me vendimin më të fundit

0
Kim Jong-un çudit botën me vendimin më të fundit

Një vendim i çuditshëm vjen nga Kim Jong-un. Mësohet se ai nuk do të lejojë xhinset e ngushta, piercing në buzë dhe disa modele flokësh për të rinjtë në Korenë e Veriut.

Trendet e modës thuhet se janë në mesin e një liste të tërë stilesh të ndaluara nga udhëheqësi i Koresë së Veriut, në një përpjekje për të ndaluar ndikimin e stilit të jetës perëndimore ‘ekzotike dhe dekadente’. Më herët, Jong-un ka ndaluar edhe xhinset e ngushta, bluzat me parulla dhe piercing në hundë, pasi synon të ushtrojë kontroll edhe më të rreptë mbi shoqërinë e Koresë së Veriut për të parandaluar që një ideologji ‘kapitaliste’ të fitojë një këmbë në vend.

Artikulli i mëparshëmEpidemiologu i njohur, Ilir Alimehmeti jep lajmin fantastik: Koha ti themi lamtumirë maskës
Artikulli i radhësGreen Coast Resort & Residences, destinacioni magjik i verës 2021