E pabesueshme/ Pas plotë 30 vitesh ky shtet fiton Eurovizionin…

0

Përfundon me fitoren e grupit të “çmendur” Rock & Roll nga Italia, edicioni Eurovizion për vitin 2021. Pas renditjes në vendin e 5 nga vota profesionale e jurive, në 39 shtetet pjesëmarrese në mbarë Evropën dhe Australi, ka qënë vota e publikut ajo që e katapultoi në vendin e parë, pas plotë tridhjet vitesh grupin Italian Maneskin me preformancën e tyre fantastike të këngës “Zitti e buoni“.

Shqipëria u rendit në vendin e 21 të renditjes përfundimtare, ku duhet theksuar se Anxhela Peristeri mori pikët maksimale, 12 pikë nga juria profesionale e Maltës, si dhe 35 pikë nga votat e publikut.

Renditja përfundimtare ishte paksa zhgënjyese për Shqipërinë, e cila pati një paraqitje të denjë në edicionin e këtij viti.

Rezultati më zhgënjyes ishte për Britaninë e Madhe e cila u vlerësua me 0 pikë, si nga juritë profesionale, ashtu dhe nga publiku në “kontinentin e vjetër”.

Artikulli i mëparshëmGreen Coast Resort & Residences, destinacioni magjik i verës 2021
Artikulli i radhësSKANDALI! Punonjësit e spitalit përdhunojnë në grup pacienten me Covid-19: Doktorët e intubuan që ajo të mos denonconte në polici