Një paciente indiane me Covid-19 është përdhunuar në grup nga disa punonjës të spitalit privat ku ishte shtruar, disa ditë përpara se të ndërronte jetë.
Ngjarja e rëndë dyshohet se ka ndodhur në 16 maj, në shtetin Bihar dhe denoncimin e ka bërë vajza e saj. Në 19 maj, pacientja u deklarua e vdekur.
Vajza pretendon se doktorët e intubuan nënën e saj, në mënyrë që të mos tregonte mbi përdhunimin: “Nëna ime shkoi në spital me këmbët e veta dhe gjendja shëndetësore e saj nuk ishte e rënduar, pavarësisht se kishte disa simptoma. Por, në spital u sulmua seksualisht nga 3 burra. Kur u rëndua gjendja, nëna m’i tregoi të gjitha. Doktorët e intubuan që ajo të mos denonconte në polici. Ky spital duhet mbyllur urgjentisht”.
Tashmë, policia indiane ka nisur hetimin për këtë çështje, ndërsa pritet edhe ekspertiza mjeko-ligjore.