Nelson Semedo është cak i shumë skuadrave evropiane dhe Barcelona është e gatshme që të lejojë largimin e tij.
Mbrojtësi portugez ka kaluar nëpër një formë të lartë në këtë edicion dhe shumë klube evropiane e duan transferimin e tij.
Barcelona është duke tentuar që në këtë verë të transferojë Lautaro Martinezin nga Interi dhe rikthimin e Neymarit nga Paris Saint-Germain.
Por, Mundo Deportivo raporton se katalunasit janë duke tentuar që në këto marrëveshje të ofrojnë lojtarë si Philippe Coutinho dhe Ousmane Dembele, mirëpo nuk janë të dëshiruar nga klubet tjera.
Interi, PSG, madje edhe Manchester City e duan Semedon, në rast të ndonjë marrëveshje, pasi kujtojmë se Barcelona e do Joao Cancelon.
Kështu, Blaugranasit dhet të bëjnë më shumë, ndoshta të ofrojnë edhe Segi Roberton në ndonjë marrëveshje për shënjestrat e tyre, pasi Semedo mund të shkojë te vetëm një skuadër.