Preu damarët dhe u hodh nga kati i katërt/ Zbulohet dinamika e vdekjes së 67-vjeçarit në Elbasan (EMRI)

0

Ka marrë një kthesë të re ngjarja ku u gjet i vdekur në mes të rrugës në një nga lagjet më të populluara të Elbasanit një person.

Policia së fundmi ka bërë të mundur identifikimin e tij.

Mësohet se personi i gjetur pa shenja jete e me damarë të prerë është Ramadan Kupi, 67 vjeç.

Raportohet se ai jetonte vetëm në një pallat në katin e katërt të qytetit të Elbasanit.

Siç sqarohet më tej, ai fillimisht ka prerë damarët dhe më pas është hedhur nga banesa ku jetonte.

Kjo dinamikë e re, përjashton mundësinë që viktima të jetë vrarë nga ndonjë tjetër person.

Artikulli i mëparshëmMinistrja Manastirliu jep lajmin e mirë
Artikulli i radhësRama ‘feston’ me Aleks Soros në Durrës/ Pse kryeministri e takon shpesh djalin e figurës kontroverse?