Burime të sigurta nga stafi i Kryeministrit Edi Rama për “Syri.net” bëjnë me dije se Edi Rama nuk ka udhëtuar dje jashtë Shqipërisë për arsye shëndetësore siç shumë gazetarë po raportonin nën zë, por ka darkuar në vilën qeveritare në Durrës me Aleks Soros.
Ky i fundit ka marrë një tur në Shqipëri dhe Kosovë menjëherë pasi Sekretari Blinken e shpalli Berishën “Non Grata” në USA.
Kujtojmë që vetë Berisha ka lënë të kuptojë se Soros është një prej personave qe ka ndikimin më të madh të korruptimit të politikanëve në botë. Kjo foto e Ramës me Linda Ramën është bërë sot në mëngjes në bllokun e vilave qeveritare në Durrës ku Rama dukej mjaft i lodhur.