Tragjedia në Itali, shkon në 13 numri i viktimave nga rënia e teleferikut (VIDEO-FOTO)

0
VIDEO-FOTO/ Tragjedia në Itali, shkon në 13 numri i viktimave nga rënia e teleferikut

Ka shkuar në 13 numri i të vdekurve nga aksidenti i rëndë që ndodhi mesditën e sotme në Itali ku një kabinë teleferiku është shkëputur dhe ka rënë nga rreth 150 metra lartësi.

Ngjarja e rëndë është shënuar në provincën e Verbania-Cusio-Ossola të Italisë. Një kabinë teleferiku në Stresa-Mottarone me 15 persona brenda u shkëput në pikën më të lartë të saj në 1 491 metra dhe ra.

Mediat italiane raportojnë se deri tani janë konfirmuar 13 persona të vdekur, ndërsa të plagosur në gjendje të rëndë ndodhen edhe 2 fëmijë të moshës 5 dhe 9 vjeç.

Një helikopter mbërriti menjëherë në zonë dhe dërgoi dy fëmijët e plagosur në spitalin e Torinos. Sipas mediave italiane, aksidenti dyshohet të ketë ndodhur për shkak të këputjes së një kavoje.

Incidenti, ndodhi rreth orës 12:30 minuta të mesditës së sotme rreth 100 metra larg shtyllës së fundit të stacionit të mbërritjes.

Teleferiku në zonën e Mottaron ishte hapur më 24 prill, e cila për më shumë se një vit ka qenë e mbyllur për shkak të pandemisë së Covid-19.

Artikulli i mëparshëmInter feston Scudetton me manita ndaj Udineses
Artikulli i radhësDoli në përgjimet e anti-mafias italiane/ “Niku” i Luneda Sufalit merr 12 miliardë nga Manastirliu