Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus ka deklaruar se pandemia e Covid-19 ka nxjerrë në pah pabarazitë me të cilat përballet planeti ynë. Lideri i OBSH-së ka thënë se më shumë se 75% e vaksinave janë shpërndarë te dhjetë vende të pasura ndërsa pjesa tjetër e planetit është lënë në harresë. Ai ka bërë thirrje që të ndahen vaksina edhe për vendet e tjera, veçanërisht për shtetet e varfra.
Deri më tani, Kina dhe SHBA-ja kryesojnë listën e vendeve që kanë më tepër banorë të vaksinuar. Në Europë listën e vendeve më të vaksinuara e kryeson Britania e Madhe, e ndjekur nga Gjermania dhe Franca.