Rama merr në dorëzim dy dosjet mbresëlënëse/ I emocionuar ndan informacionin e rëndësishëm dhe ka një ftesë: Jam i frymëzuar!

0
“Gati për Shqipërinë”/ I mbërrijnë në

Kryeministri Edi Rama në 18 maj publikoi thirrje për të gjithë studentët e shkëlqyer që të kontribuojnë për punët e mëdha që do të realizohen gjatë mandatit të tretë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, sot kryeministri Rama mes entuziazmit na ka treguar se ndihet tepër i frymëzuar dhe nga numri i interesimeve që kanë ardhur në nismën ‘Gati për Shqipërinë, por edhe nga përmbajtja cilësore e tyre.

POSTIMI I PLOTË:

GATI PËR SHQIPËRINË

Jam shumë i inkurajuar, madje i frymëzuar është fjala e duhur, jo thjesht nga numri i interesimeve të ardhura në adresën

gatipershqiperinë@kryeministria.al

po nga përmbajtja shpresëdhënëse e një pjese jo të vogël të aplikimeve

Thirrja është e hapur dhe koordinatorët e kësaj nisme, vazhdojnë të mbledhin e të sistemojnë sipas kategorive aplikimet çdo ditë. Prandaj cilido që dëshiron të përfshihet është i mirëpritur të sjellë interesimin e vet.

Më poshtë dy aplikime të thjeshta, të cilat postohen pa emër për të mos bezdisur autorët e tyre, por vlejnë mbase për të krijuar një ide të natyrës së aplikimit. Siç u është bërë e ditur me e-mail të gjithë të interesuarve, kontaktet eksploruese me ta do të nisin menjëherë pas 31 majit

* * *

• “Kam mbaruar studimet bachelor ne degën Informatike Ekonomike me mesatare 9.8, dhe jam përzgjedhur për të studiuar në universitetin NTNU në Norvegji gjatë studimeve bachelor. Kam zhvilluar studimet master (shkencor) ne Siguri Informacioni në Fakultetin e Ekonomisë me mesatare 10 dhe master (shkencor) në Information Systems në Lund University, Suedi. Aktualisht vazhdoj doktoraturën në Universitetin e Oslos, Norvegji dhe punoj si kërkuese shkencore në Ostfold University College, Norvegji.

Doja të shprehja gatishmërinë time për të kontribuar në fushën e arsimit të lartë dhe kërkimit shkencor në Shqipëri”.

• “Kam jetuar mbi 15 vjet në Amerikë, ku kam kryer edhe studimet e larta. Tre vite më parë jam kthyer në Shqipëri dhe dëshiroj vërtet të jap një kontribut të prekshëm për vendin tim. Kam përfunduar studimet e Bachelor në University of Callifornia, Los Angeles për Shkencat Politike, Marrëdhëniet Ndërkombëtare dhe Frëngjisht. Në Korrik, përfundoj Masterin Shkencor në Northeastern University për Studimet Globale, Marrëdhëniet Ndërkombëtare, Ekonomi Ndërkombëtare dhe Konsulencë. Në eksperiencën time profesionale, kam punuar me Delegacionin e Bashkimit Evropian si dhe me Organizatën Ndërkombëtare të Migracionit (IOM). Kam shumë dëshirë të përfshihem në projekte që lidhen me politikën e jashtme të vendit, luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, si dhe negociatat me Bashkimin Evropian”.

“Gati për Shqipërinë”/ I mbërrijnë në
Artikulli i mëparshëm“Amerika nuk fal në raste të tilla”, gazetari analizon vendimin e DASH: Ja pse familja Berisha është tronditur rëndë
Artikulli i radhësSali Berisha ‘non grata’ familjarisht/Reagon për herë të parë kryeministri Rama