Si ndryshojnë kohërat!
Rrjeti social më i madh në botë, Facebook, ka hequr censurën ndaj atyre që shkruajnë se virusi Covid-19 ka dalë nga një laborator në Kinë. Tani mund të shkruani lirshëm dhe nuk do të bllokoheni.
Lëvizja vjen pasi presidenti amerikan, Joe Biden ka urdhëruar agjencitë e inteligjencës të hetojnë mundësinë që virusi ka dalë nga laboratori.
“Në dritën e hetimeve dhe në konsultim me ekspertët, tani e tutje nuk do të heqim postimet që theksojnë se Covid-19 është produkt njerëzor”, thuhet në një njoftim të FB.
Në prill të vitit të shkuar, Facebook vendosi të censurojë të gjitha postimet ku flitej për mundësinë e rrjedhjes së virusit nga laboratori në Wuhan.
Ndërkohë ish-presidenti amerikan, Donald Trump ngriti disa herë pretendimin se virusi ishte prodhim njerëzor dhe jo natyror. Këto deklarata u pritën me skepticizëm nga mediat kryesore në SHBA. Rrjeti Facebook i quajti teori konspirative dhe u shpalli luftë të hapur.