Rama mledh Komitetin Teknik pas akuzave për mungesë transparence. Ja kush është Kryetar…

0

Kryeministri Edi Rama iu ka kthyer një përgjigje akuzave të Partisë Demokratike sa i takon drejtimit dhe rolit të Komitetit Teknik të Ekspertëve për situatën e COVID-19.

Në një mbledhje online me këtë komitet, kreu i qeverisë parashtroi disa nga akuzat e opozitës, siç është dhe fakti se pse nuk bëhen më shumë tamponë.

“Doktoresh Mira, flisni ju, meqë jeni dhe kryetarja e Komitetit. Se ata thonë kush është kryetari. E donin burrë, po ne suksesin e kemi me gratë”, tha Rama.

Mes të tjerash ai pohoi se është i shqetësuar për faktin se njerëzit nuk mund të respektojnë kushtet pas hapjes.

“Doja që të kemi një diskutim. Këtu kam parasysh situatën aktuale, por edhe për të adresuar disa çështje meqenëse vendosëm që të bënim live. Në mënyrë që dhe publiku të ndjekë drejtpërdrejtë opinionet tuaja. Rezultatet flasin vet, ca merren me komitetin.

Pse nuk bëjnë teste? Kush është kryetari i komitetit? Etje etj. Do dëshiroja që t’ja jepja fjalën në fillimi doktori Tritanit për të bërë një anë të përgjithshme nga këndvështrimi i tij të kësaj situate dhe për të thënë opinionin e tij lidhur me vazhdimin. E kam dëgjuar me vëmendje opinionin tuaj në vazhdimi.

Dhe realisht jam i shqetësuar për mundësinë që kushtet e hapjes njerëzit të fillojnë të harrojnë që e kemi mes nesh armikun e padukshëm. Nëse nuk respektojmë rregullat e thjeshta, mund të bëjmë pre e një evazioni tjetër.

Vala e dytë, është një riardhje e virusit me forca të reja, por një dorëzim i njerëzve për shkak të shkeljes së gabuar në pushtetin e virusit që është këtu.

Kjo është sfidë e madhe, le të shohim në vijim që njerëzit ët vazhdojnë të jetojnë kujdesshëm. Sidomos kur hyjnë në mjedise të mbyllura, ku ka shumë njerëz, qendra tregtare etj.”, tha Rama.

Kujtojmë se kryetare e Komitetit të Teknik të Ekspertëve është zëvendësministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli.

Artikulli i mëparshëmMeta pret në takim Armand Dukën: Jeta futbollistike duhet të rikthehet. Të zbatohet protokolli i duhur sanitar
Artikulli i radhësLufta kundër pastrimit të parave/ Kryeprokurori Çela jep paralajmërimin e fortë: Shumë shpejt do të marrin masa drastike