Nafta vijon të jetë e qëndrueshme/ Bursa për datën 1 Qershor 2021

0

Nafta po tregtohet e qëndrueshme në sesionin e sotëm, ndërsa investitorët janë të fokusuar te bisedimet mes Iranit dhe fuqive të mëdha mbi programin bërthamor. Në anën tjetër, janë forcuar shpresat për rritjes e kërkesës në SHBA, pasi rezervat e naftës ranë ndjeshëm, gjatë javës së kaluar. nafta Brent e Londrës po tregtohet në rreth 68.5 dollarë për fuçi, ndërsa nafta Bruto amerikane po tregtohet në rreth 65.9 dollarë për fuçi. Të dyja kontratat e mbyllën në rritje sesionin e kaluar, duke prekur nivelin më të lartë në 1 javë, për shkak të shpresave se gjatë sezonit të verës kërkesa do të jetë shumë e lartë.

Referuar të dhënave të Institutit Amerikan të Naftës, rezervat e naftës bruto ranë me 439 mijë fuçi, gjatë javës që u mbyll më 21 maj. Gjithashtu, rezervat e benzinës ranë me 2 milionë fuçi dhe rezervat e karburanteve të distiluara ranë me 5.1 milionë fuçi. Megjithatë, analistët po presin të dhënat zyrtare që publikohet më vonë gjatë ditës së sotme nga Administrata për Informimin mbi Energjinë. Ndërkohë, zëdhënësi i qeverisë iraniane, Ali Rabiei, u shpreh optimist për arritjen e një marrëveshje me fuqitë e mëdha, për të rikthyer akordin bërthamor të vitit 2015.

Negociatat indirekte  mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit kanë rifilluar këtë javë në Vienë. Nëse arrihet marrëveshje, Irani do të eksportojë nga 1 deri në 2 milionë fuçi naftë në ditë, në tregjet ndërkombëtare, kryesisht në Evropë.

Bursa për datën 1 Qershor 2021 u mbyll si më poshtë:

Vlerat janë të shprehura në $/mt

Brent është shprehur në $/bbl

ProduktiÇmimi ditor ( $/mt )Ndryshimi ditor +/- ( $/mt )
BENZINA651.75+ 0.00
DIESEL565.00+ 6.50
BRENT69.32– 0.19

©aktualitet.al

Artikulli i mëparshëmFOTO/ Cristiano Ronaldo kthehet në Madrid: Ja hoteli i ri luksoz i portugezit
Artikulli i radhësEkzekutimi i biznesmenit në Tepelenë, vjen reagimi i policisë