Romelu Lukaku është lojtari më i mirë absolutisht në Serie A 2020/2021. Belgu, i cili tërhoqi Interin në arritjen e titullit kampion të nëntëmbëdhjetë, u zgjodh MVP falë paraqitjeve të tij me skuadrën dhe numrave të tij të mahnitshëm, përfshirë 24 gola dhe 11 asist, që e bëjnë atë të parin në historinë e kampionatit italian që mbylli sezonin me një “dyfish të dyfishtë” prej 20 dhe 10 që nga mbledhja e të dhënave (dmth. nga 2004/2005). Lukaku merr trashëgiminë e Paulo Dybalas, fitues i çmimit në 2019/2020.
NJOFTIMI I LEGA SERIE A
Çmimi i Lojtari më i Mirë i sezonit 2020/2021 iu dha lojtarit të Interit, Romelu Lukaku.
Ndër karakteristikat kryesore që lejuan numrin 9 të zikaltërve të shkëlqejnë mbi kampionët e tjerë të mëdhenj, theksohen të dhënat e mëposhtme:
– Efikasiteti Teknik vazhdimisht në përputhje me Lojtarët më të mirë Evropianë (95.1%);
– Fuqia atletike me një indeks mesatar të efikasitetit fizik prej 95.5% dhe kulmet prej 99%;
– Tërheq ekipin me një Agresivitet Sulmues prej 98% dhe vrapon në çdo ndeshje gati 1 km mbi pragun e intensitetit shumë të lartë (20 km/orë);
– Ndër më të mirët në botë në mbrojtjen e topit, ai shfaq karakteristikat dhe inkursionet e shokëve të tij të skuadrës falë aftësisë për të krijuar hapësira (Zgjidhja K-94%)
– Me 24 gola dhe 11 asist, ai është lojtari i parë që ka arritur 20 gola dhe 10 asist në një sezon të vetëm në Serie A që nga mbledhja e të dhënave (sezoni 2004/05).
LUKAKU: “NJË CMIM PËR TIFOZËT E INTER”
Romelu Lukaku i besoi rrjeteve sociale falënderimet për cmimin: “Zoti është i madh! Një falënderim i madh për shokët e mi të skuadrës, Antonio Conten dhe stafin e tij! Ky çmim është për tifozët e Interit, faleminderit për mbështetjen tuaj në këtë sezon” shkroi sulmuesi belg në Twitter.