Emma Coronel Aispuro: Ngritja dhe rënia e gruas së mbretit të drogës, El Chapos

0
Emma Coronel Aispuro: Ngritja dhe rënia e gruas së mbretit të drogës, El Chapos

 Emma Coronel Aispuro kishte një jetë magjepsëse në New York, duke shijuar përfitimet e martesës së saj me mbretin e drogës El Chapo.

Por çfarë po ndodh tani me ‘Mbretëreshën’ e botës së karteleve të drogës?

Pas arrestimit të saj ajo mbahet në një qeli të vogël në një burg në Virxhinia.

Avokati i saj Mariel Colón Miro, thotë se Aispuro lexon libra romantik për të kaluar kohën.

Kushtet e burgur janë një kontrast shumë i thellë me jetën që ajo kishte më parë.

Para se ajo të arrestohej kishte në plan të niste një linjë veshje.

Por kjo ëndërr mbeti e paralizuar pasi në fillim të këtij viti Coronel u arrestua në Aeroportin Ndërkombëtar në Virxhinia dhe akuzohet për ndihmën që po i jepte burrit të saj zotit të drogës për të drejtuar kartelin famëkeq Sinaloa teksa El Chapo 64 vjeç po vuan dënimin me burgim të përjetshëm në Kolorado.

Zyrtarët e FBI janë shprehur se Coronel komplotoi për të shpërndarë kokainë dhe ndihmoi në planifikimin e arratisjes të burrit të saj nga një burg meksikan në vitin 2015.

Nëse shpallet fajtore ajo mund të dënohet me burgim të përjetshëm.

 Duke lënë mënjanë çështjen e fajit ose të pafajësisë, analistët që studiojnë botën e trafikut të drogës thonë se Coronel gdhendi një rol të pazakontë për veten e saj. 

Ajo ishte një figurë publike, një sipërmarrëse dhe ‘roje’ që ndihmonte për të kontrolluar se kush kishte qasje tek burri i saj ndërsa ai ishte duke drejtuar kartelin.

Tradicionalisht, gratë e trafikantëve të drogës shihen si “shumë seksuale” dhe “pa rol”, thotë Cecilia Farfán-Méndez, një studiuese në Universitetin e Kalifornisë në San Diego, Coronel ishte ndryshe: “Ajo tregoi se gratë mund të mbajnë pozicione të pushtetit”.

Coronel, u takua me Guzman kur ajo ishte 17 vjeç, dhe ata u martuan shumë shpejt. 

Ata kanë dy fëmijë, Maria Joaquina dhe Emali.

 Gjatë gjykimit të burrit të saj, Coronel ishte prezente në sallën e gjyqit  çdo ditë.

‘Një divë e Sinaloas” shprehet analisti Romain Le Cour i cili ka kaluar kohë në Meksikë, duke studiuar kartelet e drogës.

”Me buzë të kuqe, e zbukuar me diamante dhe e veshur me xhinse të ngushta ajo mishëron imazhin popullor të një ‘buchone’’.

Ndërsa George Mason Guadalupe Correa-Cabrera e përcakton termin buchona si të tillë:

 “Ata veshin rroba shumë të shtrenjta, çanta Louis Vuitton. Gjithçka është një ekzagjerim, dhe ajo është një përfaqësim perfekt i këtij imazhi. E gjitha ka të bëjë me pamjen, kirurgjinë plastike”.

Një nga tiparet e saj më të habitshme, vuri në dukje Correa-Cabrera, është “pjesa e pasme” e saj, që ajo e përshkroi si “jashtëzakonisht të lakuar”.

Imazhi i saj joshës ishte në kontrast me realitetin e zymtë të operacioneve të kartelit të El Chapo.

Çmimi i besnikërisë

Lucero Guadalupe Sanchez Lopez, dashnorja prej kohësh e Guzman, dëshmoi kundër tij gjatë gjyqit. 

Ajo u arrestua në qershor 2017 me akuzat për tafikim droge pranë kufirit SHBA-Meksikë.

Por Sánchez, një nënë e dy fëmijëve, bashkëpunoi me prokurorët si pjesë e një marrëveshje për pranimin e fajësisë.

Veshur me kostumin e burgut, ajo përshkroi çështjen e tyre dhe punën e saj si një udhëheqës karteli në sallën e gjyqit.

 Teksa Sanchez ndodhej në sallën e gjyqit, Coronel ishte e ulur në rreshtin e dytë dhe mbante veshur një xhaketë prej kadifeje si bashkëshorti i saj, El Chapos. 

”Xhaketat që përputhen treguan forcën e martesës së tyre”, thotë William Purpura, i cili shërbeu si avokat i Guzman. 

Coronel dëshironte t’i dërgonte një mesazh Sanchez me anë të kodit të veshjes, ajo po i tregonte asaj: ‘Ai është i imi”.

Por jo shumë kohë më pas vendet ishin kthyer për dy gratë e El Chapos.

Sanchez u la e lirë nga burgu ndërsa Coronel është pas hekurave.

Kur avokati i saj, Heather Shaner, i tha asaj se Coronel ishte në burg, Sánchez nuk tregoi asnjë shenjë gëzimi.

Avokati i saj kujton: ”Ajo u ndje e trishtuar dhe u shpreh: është thjesht një nënë që duhet të jetë larg fëmijëve të saj’.

Artikulli i mëparshëmShtatë vende të BE fillojnë përdorimin e certifikatës së vaksinimit! Si mund të merret dokumenti
Artikulli i radhësParadoksi, ndërtimi ka “lulëzuar” edhe pse bizneset nuk e prisnin