Calhanoglu-Milan, lamtumirë pa para: Oferta e çmendur e Katar lë pas edhe Juventus

0

Calhanoglu si Donnarumma, një tjetër thesar që ikën nga Milan me parametër zero. Në Milano është koha për reflektime dhe zgjedhje, por për gjithçka, një gjë është e sigurt: klubi nuk ka ndërmend t’u përkulet kërkesave (veçanërisht nëse janë të tepruara) të lojtarëve në skuadër. Në përputhje me mendësinë aktuale, edhe lojtari turk duket se po shkon drejt lamtumirës me kuqezinjtë. Kontrata e tij është gati të skadojë dhe askush në Milano, Paolo Maldini i pari, nuk ka ndërmend të lëshojë në kërkesat për një rritje page: nga 2.5 milion të sezonit aktual në 5. Pas përfundimit të kampionatit, lojtari nuk është takuar më me drejtuesit dhe ky është një sinjal i fortë lamtumire.

Për Calhanoglu ishte, dhe mbetet, oferta e çmendur që ka mbërritur nga Katari me 32 milion në 3 vjet të ofruara nga Al Duhail. Edhe Juventusi mbetet i interesuar edhe pse shumë më pak pas largimit të Paraticit që e kishte vendosur atë në shënjestër.

Artikulli i mëparshëmKur Merkel vizitoi Wuhan-in, epidemia kishte nisur
Artikulli i radhësShtatë arrestime në Tiranë, policia reagon zyrtarisht