Spitali “Shefqet Ndroqi” nuk do të shërbejë më si spital Covid.
Lajmin e mirë e ka bërë me dije sot ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu.
“Shefqet Ndroqi” do t’i rikthehet sërish funksionit si një Qendër Rajonale Spitalore, ku trajtohen pacientët me sëmundje të mushkërive, si edhe ata që kërkojnë trajtim për sëmundjet e brendshme, ato të zemrës dhe për ndërhyrje të kirurgjisë së përgjithshme.
Dje ministria e Shëndetësisë raportoi se në spitalet COVID po trajtohen 37 pacientë, nga të cilët 7 pacientë janë në terapi intensive.
Mësohet se 17 pacientët e shtruar tek ‘Shefqet Ndroqi’ do transferohen në spitalin Infektiv.