Ekspert i profilizimit kriminalistik, Ervin Karamuço për vdekjen e 23-vjeçares, Evgjeni Baxho ka thënë se është bërë nga një person i seksit mashkull, pasi këto sekte sipas tij operojnë në gjini të kundërta.
Karamuço deklaroi në Open se këta që bëjnë këto vrasje janë serial killer dhe i nënshtrohen një rituali që nuk ka fund dhe marrin kënaqësi.
Po ashtu si shtoi se asesi nuk duhet t’i lidhim këto ngjarje me Jehovain apo sekte alternative, pasi këto rituale që veprojnë në këtë mënyrë janë futur përmes tyre dhe po shkaktojnë këto ngjarje.
Karamuço: Ka ardhur koha të marrim masa këto rituale janë kryer nga një mashkull kundrejt një femre ose anasjelltas, nuk ndodhin kurrë mes gjinive të njëjta. Mos t’i biem në qafë kot këtyre sekteve alternativë si Jehovai, por janë disa të tjerë që janë futur përmes tyre.
Është kryer disa herë dhe është nga një mashkull. Nga krahasimet e atyre që janë gjetur në trupin e viktimës nuk ka 100% përputhje me një grafikët që mund të gjendet në internet.
Ajo që ngjan si pemë, ajo është një përqendrim energjie dhe frekuence për të shkaktuar mpiksjen e gjakut. Është pjesë e një rituali për të shkaktuar dëm në një organ të trupit me mpiksjen e gjakut. Viktimat ka qenë në kushtet e një presioni të madh ose mashtrimi të madh. Presioni për të kryer një ritual të tillë dhe mashtrimi që do të bëhet një ritual i bardhë në atë gjendje që është ajo.
Shkrimet janë mesazhe që janë të padeshifrueshme. Nuk kanë të bëjnë me asnjë lloj alfabeti. Gjendja mund të jetë dhe thjesht muskulore, ndaj nuk shkruhen në momente të ndërgjegjshme, por të pandërgjegjshëm që i shkruajnë për t’i lënë si mesazhe. Pra janë bashkim i disa simboleve, nuk është alfabet. E kam një kuptim, por do më akuzojnë për nxitje të panikut. Sot në mëngjes, kam thënë që këta janë serial killer, i nënshtrohen një rituali që nuk ka fund dhe marrin kënaqësi nga këto.