Kanë përfunduar dy miqësoret, Angli – Austri dhe Gjermani – Danimarkë.
“Tre Luanët” kanë mposhtur 1-0 Austrinë, kurse Gjermania ka barazuar 1-1 me Danimarkën.
Angli 1 – 0 Austri
Pavarësisht që dominuan në të gjitha aspektet, anglezët shënuan vetëm njëherë.
Ishte talenti i Arsenalit, Bukayo Saka që realizoi në minutën e 57-të, gol për të cilin ishte i pari në fanellën e Kombëtares angleze.
Gjermani 1 – 1 Danimarkë
Gjermani ka barazuar në miqësoren ndaj Danimarkës me rezultat 1 – 1.
Dy skuadrat zhvilluan lojë mjaftë ofensivë, ku kishin shumë raste shënimi.
Pjesa e parë përfundoi ashtu siç nisi, asnjëra skuadër nuk i konkretizojë rastet. Neuhaus zhbllokoi rezultatin me një gol të bukur duke kaluar Gjermaninë në avantazh (48′).
Ndërsa, Poulsen pas asistimit të Eriksen barazoi rezultatin (71′), duke vulosur rezultatin përfundimtar të ndeshjes.