Një automjet është përfshirë nga zjarri në aksin rrugor Lezhë-Milot. Automjeti tip ‘’Volksëagen’’ me të cilin udhëtonte B.Ll u përfshi nga zjarri në ecje.
Policia njofton se nuk ka dëme në njerëz, por vetëm materiale. Dyshohet se zjarri ka ardhur si pasojë e një defekti elektrik.
Njoftimi i policisë:
Lezhë/Informacion paraprak
Më datë 05.06.2021, rreth orës 14:20 , jemi njoftuar nga shtetasi B. Ll., se në aksin rrugor Milot-Lezhë, se automjeti tip “Volksëagen” me të cilin udhëtonte ka marrë flakë në ecje.
Nuk ka asnjë person të dëmtuar, vetëm dëme materiale.
Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor në vendngjarje po punojnë për zbardhjen dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes, ku paraprakisht dyshohet si pasojë e një defekti teknik.