Pasditen e sotme qyteti i Librazhdit u trondit nga një ngjarje e rëndë, ku burri godet disë herë me sëpatë gruan e tij deri në vdekje.
Viktima është Lumturie Bici, 50 vjeç, jeta e saj mbeti përgjysmë duke lënë pas 4 fëmijë.
Fëmijët nuk kanë qenë të pranishëm në banesë. Kur kanë shkuar në shtëpi e kanë gjetur nënën e vrarë në banesë dhe më pas babain e varur tek pema.